Një ditë pasi një çift austriak denoncoi në polici se ishin grabitur teksa pushonin në anë të rrugës automobilistike , policia e Tropojës ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej grabitësve. Në pranga ka rënë Zamir Pjetra, 33 vjeç, banues në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur me datë 18.08.2017 ku kanë vjedhur me dhunë shtetasit E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç , banues në Vjenë, Austri.
Ndalohet njeri nga autoret e dyshuar.
Më datë 20.08.2017, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Fushë Arrëz ne bazë të informacioneve policore dhe provave ligjore u bë ndalimi i shtetasit:
Zamir Pjetra, 33 vjeç, banues në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz.
Ndalimi i ketij shtetasi u bë pasi me datë 18.08.2017, në orën 23:30, në fshatin Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, ju kanë marrë me dhunë shtetasve të huaj E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç , banues në Vjenë, Austri, një sasi parash prej 700 euro dhe një telefon Celular,
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarje
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për vepren penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.