10 banesa në fshatin Zhulaj në Memaliaj janë grabitur brenda dy netëve sipas banorëve të zonës.
Ata shprehen se autorët kanë arritur të vjedhin sende të ndryshme, duke nisur nga paratë, bizhuteritë apo edhe produktet ushqimore.
Shumica e banesave janë të pabanuara pasi pjesë më e madhe e banorëve janë në emigrim, megjithatë edhe banorët thonë se nuk kanë dëgjuar zhurma gjatë vjedhjeve.