Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabit dhe shet shtëpinë e motrës, gjykata “zhduk” përgjegjësit

2023/04/12 at 9:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabit dhe shet shtëpinë e motrës, gjykata “zhduk” përgjegjësit

Leonidha Isufi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan kunatin e tij Gëzim Dredhëza, i cili në vitin 2004 i shiti dhe vodhi apartamentin e motrës së tij, gruas së Gëzimit, e cila jetonte në Greqi dhe ia kishte lënë për kujdes. Pasi ngjarja u mësua, kunati premtoi kthimin e shumës, ose apartamentin, por në 10 vjet nuk bëri asgjë.

Leonidha Isufi: Shtëpia ishte shitur në datën 30 Dhjetor të 2001-it. Unë e mora vesh në 2004 që është shitur shtëpia.

Gazetari: Si e morët vesh apo thjesht u rikthyet në Shkodër?

Leonidha Isufi: Më thanë njerëzit e tjerë të njohur. “Nuk e di që ta kanë  shitur shtëpinë?” Thashë ç’ bën vaki në këtë vend, ku di unë…

Gazetari: Dhe u ktheve në Shkodër.

Leonidha Isufi: Shkoj i them çfarë është kjo punë, thotë “po deshët në fillim ju liroj shtëpinë time”. Po jo çfarë shtëpinë tënde! Kaluan ca vite, “a po më prisni?” Po po të presim…

Vlera e apartamentit, i cili ka një sipërfaqe 55 metra katrorë është rreth 35 mijë Euro.

Në këto kushte, Leonidha hapi gjyq civil në Shkodër, duke kërkuar nga 5 persona kthimin e dëmit dhe apartamentin. Këta 5 persona ishin kunati, Gëzim Dredhëza, blerësit, një çift pleqsh me mbiemrin Syla, nipi i tyre Qemal Syla, sot Drejtor i Abu -Dabi Bank në Shkodër, i cili kishte firmosur në emër të gjyshërve të tij, duke falsifikuar firmat dhe noteri, ku u bë akti i shitjes, Arben Kopliku.

Por një prej të pandehurve, Drejtori i Bankës Abu-Dabi Shkodër, Gëzim Syla, u zhduk nga avokati i Leonidhës, me justifikimin, se nuk i gjeti adresën.

Avokati Redi Xhelepi: Unë kur kam bërë padinë nuk e kam vënë Qemalin. Pse, e para, i kam kërkuar pavlefshmëri të kontratës dhe kthimin e shtëpisë. Kam padit këta të dy që jetojnë aty, që janë përfitues. Kam padit Benin (noteri Arben Kopliku), kam padit edhe Gëzimin (kunatin). Atë nuk e kam padit dhe një nga arsyet është se nuk kisha adresë të saktë. Mos u ngut! Dhe ty realisht, e thirra, nuk e thirra atë, ti në fund do të marrësh dëmshpërblimin dhe shtëpinë. Unë po qe për t’i bërë nder, mund t’i bëja Benit (noteri Arben Kopliku) që më ka ardhë me 100 zagarë.

Arben Kopliku dhe Gëzim Dredhëza e kanë pranuar vetë në gjykatën e shkallës së parë falsifikimin e firmave. Gjykata e shkallës së parë Shkodër vendosi të rrëzonte kërkesë-padinë dhe familja Isufi kishte mundësinë ta apelonte brenda 15 ditëve. Çështja shkoi në Apelin e Shkodrës,institucion që e ktheu sërish në shkallën e parë për gjykim. Por Apeli “zhduku” këtë herë noterin Arben Kopliku.

Leonidha Isufi: Po mirë, në shkallë të parë unë e dija, që ishte, po në Apel nuk më del.

Avokati Redi Xhelepi: Del mo del, po nuk të ka dalë vendimi i Apelit ty, atëherë ke të drejtë me ulërit, me kërku.

Leonidha Isufi: E pyeta sekretaren, “o zonjë këto janë të paditurit?” Po, – më tha.

Avokati Redi Xhelepi: Këto i ka kap sistemi mo burrë, që i ka fut ai…

Leonidha Isufi: Po pse nuk hoqi një tjetër ai, po shkoi e hoqi këtë mo? (noterin Arben Kopliku)

Avokati Redi Xhelepi: Le të të sqaroj një çikë! Nuk ka si ta heqi, kur të shofësh vendimin, atëherë kam unë për borxh, t’i them Apelit, ke heq Arben Koplikun, kërkoj korrigjim vendimi.

Pas interesimit të “Stop”, dosja shkoi në shkallë të parë, por i mbetet organeve kompetente, që të hetojnë dhe zbulojnë, sesi u zhdukën dy të pandehurit nga vetë sistemi, pa dijeninë e denoncuesit Leonidha Isufi./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Ra në kontakt me rrymën elektrike, Durrës, humb jetën 43-vjeçari

11 Shtator, 2025 9:24 am
Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit
Aktualitet

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit

11 Shtator, 2025 9:18 am
Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën
Sport

Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën

11 Shtator, 2025 9:15 am
Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00
Kryesore

Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00

11 Shtator, 2025 9:13 am
Mesazhi i  Dredhës pas dorëheqjes: E rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet
Aktualitet

Mesazhi i Dredhës pas dorëheqjes: E rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet

11 Shtator, 2025 9:11 am
U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
Bota

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10 Shtator, 2025 10:52 pm
Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
-U tha në Opinion

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

10 Shtator, 2025 10:45 pm
Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
-U tha në Opinion

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

10 Shtator, 2025 10:31 pm
Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
Bota

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

10 Shtator, 2025 10:16 pm
“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër
Kronikë

“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër

10 Shtator, 2025 9:54 pm
Para
Goditi grupin e xhirimit, gjyqtarja zvarrit dënimin për noteren Lleshi

Goditi grupin e xhirimit, gjyqtarja zvarrit dënimin për noteren Lleshi

Ndërtesat mbi 50-vjeçare, Veliaj: Nuk bëhet fjalë për të prishur banesa

Ndërtesat mbi 50-vjeçare, Veliaj: Nuk bëhet fjalë për të prishur banesa

Anketa kombëtare: Ekonomia dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të qytetarëve

Anketa kombëtare: Ekonomia dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të qytetarëve

TE FUNDIT

Ra në kontakt me rrymën elektrike, Durrës, humb jetën 43-vjeçari

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
11 Shtator, 2025

Një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra ne kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja është regjistruar në afersi të stadiumit “Niko...

Lexo më shumë

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit
11 Shtator, 2025

Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën

Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën
11 Shtator, 2025

Fitorja 1-0 kundër Letonisë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, i ka dhënë Kombëtares disa pikë shtesë që e...

Lexo më shumë

Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00

Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00
11 Shtator, 2025

Holli i Pallatit të Kongreseve është për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Paraditen e kësaj të enjteje, përpara anëtarëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com