Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të Google në betejën e saj 11-vjeçare ligjore me një grup autorësh.
Gjykata tha se nuk do të dëgjojë ankesa të cilat pretendojnë se Google ka shkelur ligjet e autorit nga skanimi i librave pa leje.
Gjiganti teknologjik e filloi procesin në vitin 2004 dhe u padit në 2005.
Vendimi i Gjykatës së Lartë është vendimi final për këtë çështje.
Baza e të dhënave Google rreth librave i lejon njerëzit të kërkojnë përmes miliona titujve dhe të lexojnë faqet e zgjedhura prej tyre. Ndërsa disa nga librat në bazën e të dhënave janë tituj të vjetër dhe që nuk janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, miliona të tjera janë publikimet më të fundit.
Google tha se baza e të dhënave të saj ishte një “përdorim i drejtë” i veprave të mbrojtura, duke e përshkruar atë si “një katalog për moshën dixhitale”.
Firma mund të kishte humbur miliarda dollarë nëse do të kishte humbur këtë çështje në gjykatë.
Burimi: BBC/ Përshtati: Adela Zeneli/Opinion.al