Policia italiane ka dhënë detaje të reja në lidhje me bllokimin e një gomoneje, që ishte nisur nga Shqipëria me marijuanë. Gomonia u gjet dje me 760 kg lëndë narkotike. Ndërsa policia shqiptare njoftoi se ishte ajo që kishte vënë në lëvizje policinë italiane për një gomone të nisur nga Orikumi, mediat italiane shkruajnë se njoftimi është marrë në numrin 117 të policisë në Leçe.
Kur efektivët kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur gomonen e prishur si dhe 40 pako të mëdha me marijuanë, shkruajne mediat italiane. Droga ishte mbështjellë në atë mënyrë që të mos futej uji. Trafikantët kishin mundur të largoheshin para se të mbërrinin efektivët.
Pas peshimit rezultoi se ishin plot 760 kg marijuanë e cila nëse hidhej në treg kapte vlerën e 7.5 milionë euro. Gjatë ditëtve të festave trafikantët janë munduar të fusin në Itali jo vetëm drogë por edhe tritol e emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme.