Është publikuar mbrëmë kënga më e re e Gold Ag, e cila mendohet se i dedikohet një miku të dikurshëm të Arianit, reperit nga Shqipëria, Noizy.
Dhe ky i fundit ka zgjedhur rrjetin social Facebook për një replikë indirekte për preshevarin.
‘Nuk kam kohë me u mburr as nerva mu marr me ju. Kom qëllimin për me m’rri ku shqipja s’ka mujt me shku’, ka shkruar Noizy ku shihet krah reperit amerikan Chris Broën.