Reperi Gold Ag ka folur për Opinion.al në lidhje me makinën e tij, të cilën e gjeti të dëmtuar gjatë orëve të paradites.
I pyetur nëse ka patur diçka personale në këtë çështje Gold Ag ka thënë se, “jo aspak unë nuk kam konflikte me askënd. Kanë dashur thjesht të më vjedhin”.
Makina e tij është thyer dhe i mungojnë gomat. Reperi thotë se nuk i kanë shkaktuar asnjë dëm pasi vetura është e siguruar ‘full casco”.