Isuf Hasa, 64 vjeç është autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall-Bastar, i cili është vënë në pranga për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Ai e goditi për vdekje në kokë me çekiç 81-vjeçarin dhe më pas i vodhi paratë që kishte në xhep.
Në një deklaratë për mediat pak minuta më herët, Policia njoftoi se 64-vjeçari ka shkuar në banesën e viktimës dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me çekiç në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.
Pasi ka kryer vrasjen, ai i ka marrë dhe shumën monetare që 81-vjeçari ka pasur në xhep dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200 mijë lekë të rinj.
Mbi Isuf Hasën rëndon vepra penale “Vrasja me paramendim”.