Një 51-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Pukë, pasi ka goditur me sende të forta një 64-vjeçar.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Martin Ndrek Jaku, 51 vjeç, ndërsa i lënduari, shtetasi me iniciale Pjetër Ndreka, ndodhet në spital, në repartin e kirurgjisë, nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë, pasi gjatë një konflikti ka goditur me sende të forta shtetasin P. N., 64 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.