Personi në foto është Klodjan Saliaj,nga Vlora. Ai është arrestuar nga policia greke pasi goditi me thikë një 73-vjeçar.
I riu shqiptar, gjatë një tentative grabitjeje në banesën e 73-vjeçarit, goditi me 10 herë me thikë të moshuarin.
Sipas policisë, 25-vjeçari Klodian Saliaj, nga Armeni i Vlorës, shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj.
Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante.
ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.
Ata janë arrestuar nga policia një ditë pas tentativës së grabitjes dhe janë në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia greke.