Një grup i trafikimit të emigrantëve është goditur nga Policia e Tiranës gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e së hënës.
Klan News raporton se janë arrestuar 15 persona ditën e djeshme.
Ata akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në total pjesë e këtij grupi kanë qenë 25 persona, 10 prej të cilëve janë arrestuar gjatë ditëve të mëparshme në aksione të ndryshme, por që rezulton nga hetimet se janë pjesë e të njëjtit rrjet.
Detaje të tjera në lidhje me këtë aksion pritet të ketë në vijim nga Policia e Tiranës.