Një 30-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Himarës mbrëmjen e të dielës.
Sipas informacionit zyrtar të policisë, ai ka goditur rojen e një resorti në Jalë.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobta ndërsa roja ka marrë disa dëme fizike.
Pasi është ndaluar nga policia, 30-vjeçarit me iniciale D.B i janë gjetur në makinë 5.2 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”./Opinion.al