Një 47-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Velçan të Pogradecit. Policia bën me dije se shtetasi L. Ç., ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja teksa ruante bagëtitë.
Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.