Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditet grupi i prostitucionit në Durrës/ Rekrutonin vajza nga Kina për t’i shfrytëzuar, 1 në pranga dhe 2 në kërkim 

2024/12/17 at 10:51 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet grupi i prostitucionit në Durrës/ Rekrutonin vajza nga Kina për t’i shfrytëzuar, 1 në pranga dhe 2 në kërkim 

Sipas njoftimit të policisë, grupi i strukturuar kriminal rekrutonte shtetase nga Kina dhe i sillnin në Shqipëri për t’i shfrytëzuar për prostitucion. 

Në kuadër të operacionit policor, u arrestua një anëtar i grupit, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 organizatorët. Po ashtu janë proceduar penalisht 7 shtetase nga Kina. 

“Goditet një grup i strukturuar kriminal që rekrutonte shtetase nga Kina dhe i sillte në Shqipëri, për t’i shfrytëzuar për prostitucion. 

Vihet në pranga një anëtar i grupit, shpallen në kërkim 2 organizatorët dhe procedohen penalisht 7 shtetase nga Kina. 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm”, i cili u zhvillua në lagjen nr.13, Plazh, Durrës. 

Në kuadër të këtij operacioni: 

-u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 50 vjeç, lindur në Kinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; 

-nisi procedimi penal për 7 shtetase nga Kina, për veprën penale “Prostitucioni”; 

-u shpallën në kërkim shtetasi kinez G. L., 47 vjeç, njëri prej organizatorëve të grupit, dhe shtetasja kineze Y. Zh., 45 vjeçe, menaxhere e grupit, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”. 

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset kineze rekrutoheshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë shtetasit kinezë G. L. dhe Y. Zh., lindur dhe banues në Kinë. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në Vietnam, ende të paidentifikuar, pasi i rekrutonin shtetase kineze në Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri, ku siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti. 

Nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri, nga shtetasi G. L., i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, ky shtetas i dërgonte tek shtetasja Y. Zh., që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë, në bankë. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 13 celularë, 1 laptop, 1 fletore me shënime per vlerat monetare të përfituara dhe sende të tjera”,-njofton policia. 

Maaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Emrat/ U kapën me 300 doza ekstazi, në pranga 4 gazetarë të një portali, drogën e shisnin në ish-Bllok 

Emrat/ U kapën me 300 doza ekstazi, në pranga 4 gazetarë të një portali, drogën e shisnin në ish-Bllok 

Kanosi me pistoletë 16-vjeçarin në Kamëz, arrestohet 15-vjeçari

Kanosi me pistoletë 16-vjeçarin në Kamëz, arrestohet 15-vjeçari

Opinion – Ekskluzive, çfarë ndodhi me Parashqevi Simakun  (16 Dhjetor 2024) 

Opinion - Ekskluzive, çfarë ndodhi me Parashqevi Simakun  (16 Dhjetor 2024) 

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com