Është goditur nga policia italiane një band e trafikut të drogës që drjtohej nga tre shqiptarë. 3 shtetasit shqiptarë janë arrestuar nga policia Italiane pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. “Ansa.it’ shkruan se shqiptarët, të moshave 34 dhe 37 vjeç konsideroheshin si të ‘njerëzit e fortë’ të drogës në zonën e Ternit.
Të njëjtat burime theksojnë se ndonëse ata ishin dëbuar nga Italia, ata ishin rikthyer sërish në këtë zonë, ku jetonin në një shtëpi-fermë, mes Ternit dhe Spoleto-s. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, atyre trafikantëve iu gjetën 20 gram kokainë, e më pas pranë një stalle derrash u gjetën edhe 60 gr të tjera kokainë. Po ashtu, mësohet se një prej të arrestuarve ishte përfshirë më herët në një përplasje me armë në qendër të Ternit, pas konflikteve për kontrollin e shitjes së kokainës.