Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me 40 orë punë publike për tetë studentët që goditën me vezë kryeministrin Edi Rama në vitin 2015.
Studentët e goditën Ramën në oborrin e Fakultetit të Shkencave Sociale, në kohën e diskutimeve të tensionuara për reformën e arsimit të lartë.
Studentët e dënuar me 40 orë punë publike janë Anita Lushi, Bora Mema, Klodi Hoxha, Viki Çipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku./Opinion.al