Njëmbëdhjetë njerëz, përfshirë 10 fëmijë, janë goditur nga rrufeja në një park në Paris, ndërsa gjashtë nga fëmijët besohet se janë lënduar seriozisht.
DailyMail shkruan citon Vincent Baladi nga autoritetet lokale të këtë thënë për televizionin TELE se “fatkeqësisht, 11 njerëz janë lënduar, 10 fëmijë dhe një i rritur i cili ishte duke i shoqëruara ata”, transmeton express.
Ndërkohë, shefi i zjarrfikëseve, Eric Moulin ka thënë: “Tre fëmijë dhe një i rritur janë në rrezik për jetë.”
Ai tha se incidenti ndodhi në Parc Monceau, në veri të qendrës së qytetit.
Rrufeja e goditi grupin e të rinjve përderisa ata ishin duke marrë pjesë në një festë ditëlindje në park rreth orës 3 pasdite.
Fëmijët, të cilët janë të moshës në mes të shtatë dhe 14 vjet, janë dërguar në spital të qytetit.