Tre shtetas në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Bulqizë.
Pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit F. T., 45 vjeç, D. T., 18 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Bulqizë.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al