Policia ka arrestuar dy persona, pasi kanë kundërshtuar dhe kanë goditur një punonjës të uniformave blu.
Sipas policisë mësohet se në pranga ka rënë shtetasi V.M, 32 vjeç dhe A.Gj, 30 vjeç, pasi akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.
“Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasit: V.M, 32 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe A.Gj, 30 vjeç, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, pasi në pikën e kontrollit, shtetasi V.M, ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë në detyrë, ndërsa shtetasi A.Gj, pasagjer në mjet, i ka kundërshtuar duke mos pranuar kryerjen e procedurave policore”, njofton policia.