Policia e Elbasanit ka goditur brenda 24 orëve, 2 raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa.
Mësohet se janë vënë në pranga 3 shtetas dhe në hetim 3 të tjerë.
Nga kontrollet janë sekuestruar rreth 1.3 kg Cannabis, 81 000 lekë të përfituara nga shitja e dozave të kësaj lënde, 1 peshore elektronike, 3 celularë, si dhe 2 automjete dhe 1 motomjet, që përdoreshin për shpërndarje.
“Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për 2 raste të shitjes në doza dhe në sasi, të lëndës narkotike Cannabis Sativa, ka finalizuar në bashkëpunim me Forcën Operacionale, operacionin policor të koduar “Streets”. Gjatë operacionit:
-u arrestuan në flagrancë në lagjen “Skënderbej”, shtetasit B. T., 32 vjeç dhe A. T., 37 vjeç, pasi nga kontrollet fizike dhe në banesa, iu gjetën rreth 725 gramë Cannabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje. Gjithashtu, iu gjetën 81 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Më tej, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 33 vjeç, F. A., 34 vjeç dhe J. K., 30 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke blerë dhe konsumuar doza të lëndës narkotike;
-u arrestua në flagrancë shtetasi E. T., 34 vjeç, pasi u gjetën në fshehura në koshin e motomjetit që drejtonte në fshatin Shtërmen, Cërrik, rreth 525 gramë Cannabis Sativa dhe 1 peshore elektronike”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme./Opinion.al