“Mora kënaqësinë ta godas me thikë nga një pozicion i vështirë që më pas më ka sjellë gjak kudo, por siç po thoja, nëse nuk ulja vigjilencën, siç kam bërë këto 2-3 ditë, mund të merrja ndonjë kënaqësi më shumë… Do të mbetet për herën tjetër… Sepse jam i sigurtë se nuk mbaron këtu…”
Kjo është ajo që ka shkruajtur dje në Facebook Luigi Marino, pronari i një picerie në Napoli, Itali, që tregon se një hajdut i hyri në shtëpi dhe ai e goditi me thikë.
Ai ka shpërndarë edhe tre foto në rrjetin social, ku duken edhe shenjat e gjakut./Syri.net