Glasgow Rangers është rikthyer në Premier Ligën e Skocisë pas 4 viteve mungesë.
Skuadra me më shumë trofe në rang kombëtar e siguroi ngjitjen kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund. Glasgow e nisi nga liga e katërt pas falimentimit që pësoi më 14 qershor të 2012.
Nga sezoni i ardhshëm do të rikthehet edhe derbi me Sëlltikun, një nga sfidat më interesante të futbollit Europian. /TV Klan