Gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në banesa të vogla. Anketa e buxhetit të familjes kryer nga INSTAT del në përfundimin se 50.5% e familjeve në Shqipëri në vitin 2022 jetonin në banesa me sipërfaqe nga 51 deri në 90 metër katror.
Ndërsa vetëm 37% e familjeve kanë shtëpi sipërfaqe që varion nga 91-130 m².
Në krahasim me qarqet e tjera ato me përqindjen më të lartë të banesave të vogla nën 50 metër katror rezultojnë Korça, Berati, Lezha dhe Gjirokastra.
Ndërsa përqindja më e lartë e familjeve me shtëpi mbi 130 m² rezulton se jetojnë në qarqet Shkodër, Tiranë dhe Durrës.
Më herët, EUROSTAT e renditi Shqipërinë bashkë me Malin e Zi në vendin e parë në Europë për numrin më të paktë të dhomave në banesë me vetëm 0.9 dhoma për person./Tv Klan