Ben John një 24 vjeçar, hapi një ditë laptopin e gjyshës së tij 85 vjeçare, por ajo që ai pa bëri që edhe rrjeti social Twitter të qesh e të thonë fjalë të ëmbla për të Gjyshja ishte duke lexuar diçka, por për një moment ajo u ballafaqua me disa numra romak që nuk i njihte.
Ajo shumë shpejt edhe e gjeti zgjidhjen se si t’i kuptojë këta numra. Ajo u fut në ‘Google Search’, dhe shkroi numrin romak, por krejt çka e bën të veçantë është edhe mirësjellja e saj. Ajo që gjyshja shkroi ishte: “Ju lutem më përktheni këta numra romak MCMXCVIII, faleminderit”.
Ndërkaq, nipi i saj nuk mundi të rezistojë pa e fotografuar këtë dhe e shpërndau në Twitter duke shkruar: “Omg, hapa laptopin e gjyshes dhe ajo kishte kërkuar diçka me “Ju lutem dhe Faleminderit”. Ndërkaq ndjekësit e tij nuk hezituan dhe nisën me komentet e tyre: “Gjëja më e ëmbël që kam parë deri tani”. “Wow, është kaq e ëmbël”. “Më shkriu zemrën!”. Për më tepër u bë e ditur që të paktën gjyshja e kishte marrë atë që kishte kërkuar nga ‘Google Search’.