Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një makinë përplasi një të moshuar që po udhëtonte me biçikletë.
Në aksident u përfshi një mjet tip Toyota me targa AA 085 NO, që drejtohej nga shtetasja Lutfie Celami, gjyqtare në Berat.
Shtetasi me iniciale H.D., i cili po kalonte me biçikletë ka mbetur i plagosur.