Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtarja e akuzuar nga Berisha do të shqyrtojë dosjen penale të Ilir Metës

2025/09/03 at 11:25 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqtarja e akuzuar nga Berisha do të shqyrtojë dosjen penale të Ilir Metës

Shorti elektronik i Gjykatës së Posaçme ka përzgjedhur gjyqtaren Irena Gjoka për shqyrtimin paraprak të dosjes penale ndaj ish-presidentit, Ilir Meta. Gjoka ka qenë një prej gjyqtareve më të akuzuara nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ajo miratoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij muaj më parë. Berisha thotë se Gjoka ka shkelur ligjin pasi nuk ka raportuar në formularin e vetëdeklarimit një dënim të marrë në shtetin grek.

Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi datën 8 shtator, ora 10:00, për seancën gjyqësore të ankimit të ish-presidentit Ilir Meta, kundër vendimit që la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Më 13 gusht, Gjykata e Posaçme vendosi të mos pranojë kërkesën e Metës për të lënë qelinë, duke arsyetuar se nuk ka ndryshuar asnjë kusht ligjor që mund të çonte në zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg” për të pandehurin.

Ish-presidenti qëndron në paraburgim prej tetorit 2024. Sipas gjykatës, prej 26 majit pozita penale e Metës është rënduar, pasi ai ka marrë cilësinë e të pandehurit dhe është njohur zyrtarisht me akuzat e ngritur ndaj tij. Gjykata arsyetoi se ekzistonte mundësia që Ilir Meta, në gjendje të lirë, mund të ndikonte te dëshmitarët, referuar faktit se disa prej tyre bëjnë pjesë në subjektin politik ku ai është president dhe se mund t’i influencojë për dëshmi në favor të tij.

Prej fundit të majit Ilir Meta është marrë i pandehur nga SPAK për “korrupsion” në tre raste, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”, në të njëjtën dosje ku është e pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Ju sugjerojmë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

16 Dhjetor, 2025 3:10 pm
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Aktualitet

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

16 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

16 Dhjetor, 2025 2:36 pm
SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
Kryesore

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

16 Dhjetor, 2025 2:33 pm
Nga 7 janari “Fontana di Trevi” në Romë do të jetë me pagesë
Bota

Nga 7 janari “Fontana di Trevi” në Romë do të jetë me pagesë

16 Dhjetor, 2025 2:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

16 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
Kronikë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

16 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
Bota

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

16 Dhjetor, 2025 12:31 pm
Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
Kronikë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 12:24 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Kryesore

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes

16 Dhjetor, 2025 11:17 am
Para
Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje,  katastrofë

Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje, katastrofë

Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici

Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici

Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët

Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët

TE FUNDIT

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
16 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pasi Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen...

Lexo më shumë

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
16 Dhjetor, 2025

Menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Belinda Ballukun, SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit. Disa javë më parë Balluku është...

Lexo më shumë

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
16 Dhjetor, 2025

Presidenti Bajram Begaj, ka firmosur këtë të martë tre dekrete në lidhje me drejtimin e strukturave të Forcave të Armatosura....

Lexo më shumë

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
16 Dhjetor, 2025

Kreu demokrat sali berisha e cilësoi fals operacionin e sotëm të prokurorisë së posaçme për akshi-n, në një kohë kur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com