Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtari që i dha mandatin Bashës, kryqëzohet në veting për pasurinë dhe kunatin

2018/07/13 at 3:41 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyqtari që i dha mandatin Bashës, kryqëzohet në veting për pasurinë dhe kunatin

Ka dalë sot në mesditë, në orën 15:00 përpara trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Tom Ndreca. Që në minutat e para, trupi gjykues i ka kërkuar llogari Ndrecës për pasurinë duke thënë se nuk justifikon një shumë prej 1.3 milionë lekësh.


Tom Ndreca, është një gjyqtar i linçuar publikisht nga Edi Rama, pasi ka thënë vendim në favor të Bashës. Bëhet fjalë per vendimin e famshëm te Kolegjit Zgjedhor te vitit 2011, kur PS padi KQZ per numerimin e votave ne Tirane. Asokohe, kolegji me kryesues Tom Ndrecen, hodhen poshte kerkesen e PS dhe lane ne fuqi vendimin e KQZ, i cili shpalli Bashen kryetar bashkie të Tiranës.

Më poshtë pjesë nga mbledhja me dyer të mbyllura në KPK per Tom Ndrecën

Trupi gjykues i përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Relatorja e çështjes deklaroi: 

“Hetimi paraprak administrativ perfshiu apartament 120 m katrore, garazh 18 m katrore te Muhamet Gjollesha, blere ne vitin 2003 per 2.4 mln leke me burim krijimi te ardhurat nga paga, shitja e nje apartamenti ne Rreshen dhe ndihma nga motrat dhe vellezerit. Apartament 74 metra katrore ne Golem blere ne 2009 per 31 mije euro me burim te ardhurat e familjes. Apartament 92 m katrore te Komuna e Parisit blere ne 2015 per 6 mln leke te ardhura nga paga. Automjet golf blere nga e shoqja per 200 mije leke ne 2012 me burim pagat. Depozite bankare ne emer te gruas 3 mln leke me kursime nga paga. Depozite personale ne emr te djalit 1 mln leke me kursime nga paga. Llogari rrjedhese ne emer te gjyqtarin 1.2 mln lele me kursime nga paga. Te ardhura kesh 1.5 mln leke nga paga.

Subjekti nuk ka deklaruar likuiditetet e gruas 1.5 mln lele ne banke per 2016. Automjet ne emer te djalit ne vitin 2005. Shtese likuiditeti 1.5 mln leke ne vitin 2006. Ne deklaraten per veting subjekti nuk ka deklaruar pasurite: likuiditete ne tre llogari ne emer te gruas e dy djemve ne shumen totale 113 mije leke. Autoveture tieter ne emer te djalit.

Bashkeshortja dhe dy femijet kane deklaruar se nuk disponojne pasuri nderkohe qe ky fakt nuk eshte i vertete. Ata kane patur detyrim qe ti plotesojne dhe deklarojne keto pasuri edhe pse jo ne shume te konsiderueshme. Ne perfundim KPK vlereson se deklarimi eshte i pasakte per zotin Ndreca dhe jo ne perputhje me ligjin.

KPK vlereson se subjekti ka mungese te burimeve te ligjshme financiare per likuiditetin 1.8 mln leke. Ka fshehje pasurie te luajtshme, nje automjet. Ka pasaktesi dhe mosperputhje mes deklarimeve nder vite me deklaraten per vetingun.

Lidhur me pastertine e figures, DSIK ka konstatuar pershtatshmeri per Tom Ndrecen. Hetimi paraprak administrativ ka rezultuar se me dt 11.7.2012. eshte lidhur nje kontrate shitje automjeti mes shtetasit N.Gj. dhe motres se tij, blereses, gruas se Ndreces.

N.Gj. eshte kunati i Tom Ndreces dhe eshte anetar i familjes dhe per shitjen e mjetit hyn ne rrethin e personave te lidhur. Per shtetasin N.Gj. ka pasur informacione se ka precedente penale. Ai eshte arrestuar ne 9.11.2011 eshte liruar 5.12.2011 i hetuar per prodhim dhe shitje narkotikesh.

Prokuroria e Shkodres ka marre vendim per pushim te hetimeve dhe rezulton 0.4 gram kanabis ne mjetin e tij ishte per konsum vetjak. Ndersa 6 kg kanabis te gjetura ne shtepine e tij nuk jane vertetuar se jane futur aty nga personi nen hetim ( ka argumentuar prokuroria e Shkodres).

KPK vlereson se Tom Ndreca duhet ta kishte deklaruar kunatin N.Gj. ne formularin e DSIK. Ai e ka fshehur kete fakt. KPK vlereson se Tom Ndreca ka kontakte te papershtatshme dhe eshte i papershtatshem per vazhdimin e detyres.

Tom Ndreca ne hetimet administrative ka deklaruar se e ka ditur faktin qe kunati eshte arrestuar pasi eshte kapur me kanabis por tha se “nuk kam pas dijeni se cfare eshte bere me hetimet e tij deri sa jam njohur me pushimin e tyre. Nuk kam patur qellim ta fsheh kete fakt”.



Ju sugjerojmë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Rama publikon ftesën e Trump për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes
Aktualitet

Rama publikon ftesën e Trump për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes

18 Janar, 2026 10:15 am
“SHBA nuk hoqi vizat për shqiptarët”, Rama: Linjë normale e politikës së Trump
Kryesore

“SHBA nuk hoqi vizat për shqiptarët”, Rama: Linjë normale e politikës së Trump

18 Janar, 2026 10:06 am
Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

17 Janar, 2026 8:41 pm
Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
Kryesore

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

17 Janar, 2026 8:34 pm
Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet
Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet

17 Janar, 2026 5:23 pm
Para
Përmes kameras së tij, pamë filmat më të bukur shqiptarë. Lamtumirë Ilia Terpini!

Përmes kameras së tij, pamë filmat më të bukur shqiptarë. Lamtumirë Ilia Terpini!

Horoskopi 30 Tetor, cilat janë shenjat më të favorizuara 

Këto shenja horoskopi janë të sëmura nga zilia

Pak përpara lindjes, Adelina Tahiri tregon detaje për emrin e djalit

Pak përpara lindjes, Adelina Tahiri tregon detaje për emrin e djalit
















TE FUNDIT

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
18 Janar, 2026

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari...

Lexo më shumë

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
18 Janar, 2026

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë mundësi të ndryshme se si t’i përgjigjen kërcënimit të Donald Trump për të...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com