Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtari nxjerr nga shtëpia gruan e divorcuar dhe të dhunuar nga ish-bashkëshorti

2022/04/27 at 9:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Gjyqtari nxjerr nga shtëpia gruan e divorcuar dhe të dhunuar nga ish-bashkëshorti

Një grua e divorcuar dhe e dhunuar nga ish-bashkëshorti është nxjerrë nga shtëpia me vendim gjykate. Rasti është në Shkodër dhe bëhet fjalë për zonjën Rexhina Nushi. Kjo e fundit është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan, duke pretenduar se gjyqtari i Shkodrës Sokol Shehu ka dhënë një vendim të padrejtë.


Zonja është divorcuar në vitin 2014 dhe iu drejtua Gjykatës së Shkodrës për ndarjen e pasurisë, konkretisht një banesë 1-katëshe me sipërfaqe 98 metra katrorë.

Megjithëse u apelua dhe u bë rekurs deri në Gjykatën e Lartë, u mor parasysh vendimi po i këtij gjyqtari, që shtëpia të ndahej përgjysmë.

Denoncuesja Rexhina Nushi: Ju drejtova emisionit Stop për të gjetur një zgjidhje në vesh të shurdhër nëpër gjykatë, për të njëjtën arsye se kam pasur një tejzgjatje të gjyqit të pjesëtimit të pasurisë. Unë jam divorcuar në vitin 2013 dhe në vitin 2014 kam marrë nga Gjykata e Shkodrës e Shkallës së Parë pjesën e parë të pjesëtimit të pasurisë e cila thotë që unë të marr ½. Pra unë jam bashkëpronare sepse shtëpia është bërë gjatë martesës. Në Shkallën e Parë të pjesëtimit të pasurisë konkludon që unë të jem bashkëpronare me ½ pjesë të pasurisë që është bërë gjatë martese. Pasi ka mbaruar gjyqi i Shkallës së Parë, pala tjetër i është drejtuar Gjykatës së Apelit. Dhe aty unë kam fituar ½ pjesë si bashkëpronare. Pastaj nga pala tjetër, ish-bashkëshorti im është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Edhe Gjykata e Lartë ka vendosur që unë të marr ½ pjesë të pjesëtimit të pasurisë.

Më pas nisi faza e dytë e pjesëtimit, ajo e ndarjes së pronës në terren. E urdhëruar nga gjyqtari Sokol Shehu, ekspertja Rajmonda Qerimaj bëri vlerësimin dhe tha se banesa, sipas saj, mund të ndahej në natyrë, pasi të dyja palët të përshtasnin tualetin dhe derën.

Por, pak kohë më pas, njëra dhomë u shemb. Kjo bëri që gjyqtari të kërkonte nga po e njëjta eksperte një shtesë akti. Megjithëse sipërfaqja u tkurr, ekspertja gjykoi se sërish banesa mund të ndahej në mes. Por kjo nuk u mor parasysh nga gjyqtari, i cili vendosi, që zonja të largohet nga shtëpia duke marrë 13 milionë Lekë të vjetra dhe aty të mbetet ish-bashkëshorti.

Denoncuesja Rexhina Nushi: Në fazën e dytë të pjesëtimit të pasurisë, sipas ligjit, dosja i kthehet përsëri të njëjtit gjyqtar që ka bërë pjesëtimin, pra gjyqtarit Sokol Shehu dhe pas sorollatjesh prej më shumë se 1 vit, mua më datën 11 Prill më është konkluduar që unë do të marr vetëm 13 milionë e 600 mijë Lekë të vjetra, ndërsa të gjithë pjesën e shtëpisë do ta gëzojë ish-bashkëshorti. Zoti gjyqtar, ju vetë keni qenë që më keni dhënë gjysmën e shtëpisë dhe keni detyruar eksperten Rajmonda Qerimaj që të bëjë dy akte-ekspertimi, gjë që nuk ka ndodhur në asnjë pjesëtim pasurie. Ish-bashkëshorti ka prishur njërën dhomë. Tanimë, te akti shtesë u zvogëlua sipërfaqja sepse u hoq dhoma që u prish nga ish-bashkëshorti. Këto probleme unë i kam ngritur në seancë gjyqësore dhe i kam gjyqtarit dhe gjyqtari më është përgjigjur: “Mund ta prishë edhe tërmeti”. Zoti gjyqtar, nuk është kjo përgjigje profesionale nga një gjyqtar i cili më ka dhënë në pjesën e parë të pjesëtimit ½, ndërsa sot refuzon dhe thotë “mund ta prishë edhe tërmeti”. Unë mendoj se ai ka marrë një shumë prej 5 milionë Lekësh, nga informacionet dhe nga burimet e brendshme të gjykatës e kam këtë informacion. Struktura e kësaj banese është 98 metër katrorë dhe nga dhoma që e kanë prishur rezulton që të shkojë në 78 metër katrorë, prandaj është bërë nga ekspertja akti i ekspertimit dhe i ka lënë detyrë gjyqtari Sokol Shehu që të bëjnë me 78 metra ndarjen e shtëpisë, pra në kundërshtim nga vendimet e Apelit, nga vendi i tij njëherë në radhë të parë, dhe vendimi i Gjykatës së Lartë.

Rexhina Nushi ka takuar nga afër vetë gjyqtarin Sokol Shehu, duke i thënë se ai vetë kishte dhënë vendim herën e parë për ndarjen e pasurisë përgjysmë, ndërsa tani e nxorri nga shtëpia. Në dosjen e gjykimit është dhe një urdhër-mbrojtjeje që zonja e ka marrë ndaj ish-bashkëshortit të dhunshëm, por që gjyqtari nuk e ka parë. E gjithë biseda mes tyre është e regjistruar me audio.

Rexhina Nushi: Po mirë mor zoti gjyqtar, mirë që mua më le pa shtëpi, por unë kam edhe një fëmijë, mor zotëri.Ti ishe pro meje para gjashtë seancave dhe tani ndryshove dhe më hodhe mua në rrugë të madhe?

Gjyqtari Sokol Shehu: Nuk e dije, që të ishte prishur shtëpia?

Rexhina Nushi: Po ai ka prishur vetëm një dhomë, mor zotëri. Vetëm atë dhomë ka prishur, nuk ka prishur tërë shtëpinë.

Gjyqtari Sokol Shehu: Po nuk të bëhej pra, nuk të bëhej pjesëtimi.Nuk mund të bëhej pjesëtimi ndryshe, se djali yt, ai që ke rritur, e ka ai tokën tani. Nuk të lë ai servitutë banimi ( kalimi) , nuk të lë ai, asgjë.

Rexhina Nushi: Mua ma cakton gjykata, mor zotëri! Djalit nuk i kam bërë asnjë akt dhurimi.

Gjyqtari Sokol Shehu: Është prishur sendi, nuk ekziston më sendi.

Rexhina Nushi: Po nuk e ka shembur as tërmeti, as shiu, as lagështira. Edhe tërë shtëpinë mund ta prishte ai dhe ju do thoshit, se nuk kam çfarë të ndaj? Por jo, mor zoti gjyqtar, nuk hidhet kështu një grua e vetme në rrugë të madhe. Dhe ju pastaj më dhatë lekë mua. Pse nuk i dhatë lekë atij, por më dhatë lekë mua? Pse nuk e nxirrni atë, që është i dhunshëm, që ka ushtruar dhunë, që më ka nxjerrë jashtë? Pse nuk e nxorrët atë nga shtëpia, por më nxorrët mua?

Gjyqtari Sokol Shehu: M’i the këto atë ditë? Me fjalët e tua? Prova a ke? Urdhër-mbrojtje?

Rexhina Nushi: E ke urdhrin e mbrojtjes. Ja ku e ke, në dosje e ke urdhrin e mbrojtjes, në dosje e ke, apo nuk ke dashur ta shohësh?

Në zyrën e gjyqtarit Sokol Nushi shkoi edhe gazetari i Stop, për të ballafaquar vendimin që ka dhënë. Por gjyqtari nuk pranoi të komentonte.

Gazetari: Zoti gjyqtar, të lutem! Më fal, se po vij kështu…!

Gjyqtari Sokol Shehu: Ka mundësi të dalësh jashtë?

Gazetari: Po vij vetëm unë. Lidhur me këtë vendim, që ju keni marrë për zonjën, pse keni marrë këtë vendim? Ajo pretendon, se është i njëanshëm.

Gjyqtari Sokol Shehu: Mua më kërkon llogari ti, se pse mora këtë vendim?

Gazetari: Patjetër! Kërkon media, llogari!

Gjyqtari Sokol Shehu: Zotëri, do arsyetohet vendimi, pastaj bëni komente sa të doni!

Gazetari: Tani, ajo ka kërkuar pjesëtimin e pasurisë, pronës.

Gjyqtari Sokol Shehu: Ka mundësi të dalësh jashtë? Mos më kërko mua llogari për vendimmarrje!

Gazetari: Pse? Unë kam të drejtën të kërkoj llogari për një vendim… Ka 10 vite, që zvarritet zonja.

Gjyqtari Sokol Shehu: Nuk e ka pasur gjyqin 10 vjet.Ka qenë nëpër shkallët e gjykimit.

Gazetari: Dakord, po shyqyr, që erdhi kjo ditë! Kur do ta marrë ajo pjesën  e saj?

Gjyqtari Sokol Shehu: Mos më bëj komente…

Gazetari: Asaj i takon gjysma: ½-ta e pasurisë dhe ju i kërkoni asaj, që të largohet nga ajo banesë. Nuk do ajo. Ajo do vetëm gjysmën.

Gjyqtari Sokol Shehu: Dil jashtë nga salla!

Gazetari: Dal unë, se unë këtë punë kam, por ju keni marrë një vendim të gabuar, zoti gjyqtar! Në vend t’i jepni të drejtën zonjës…, ligji është shumë i qartë.Ajo nuk po kërkon 13 milionë lekë, po kërkon gjysmën e pasurisë dhe duhet të merni në konsideratë atë, që ka bërë ekspertja në shtesën e aktit të ekspertimit! Pse nuk e keni marrë?

Gazetari: Zoti gjyqtar, mbi të gjitha ne duhet të përkrahim gruan, gruan  në parim!

Gjyqtari Sokol Shehu: Do dalësh jashtë tani?

Gazetari: Gjithë të mirat! Punë të mbarë!/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
Bota

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 10:25 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025 10:12 pm
Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
Politikë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

16 Qershor, 2025 9:55 pm
Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
Aktualitet

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

16 Qershor, 2025 9:09 pm
Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA
Bota

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

16 Qershor, 2025 9:00 pm
Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës
Rajoni

Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës

16 Qershor, 2025 8:48 pm
Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar
Aktualitet

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar

16 Qershor, 2025 8:37 pm
Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës
Kronikë

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës

16 Qershor, 2025 8:20 pm
Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!
Politikë

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!

16 Qershor, 2025 8:00 pm
Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!
Kryesore

Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!

16 Qershor, 2025 7:43 pm
Para
Prokuroria e Korçës sekuestron shtëpinë pas denoncimit të këngëtarit Endri Prifti

Prokuroria e Korçës sekuestron shtëpinë pas denoncimit të këngëtarit Endri Prifti

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Çertifikata e re e pronësisë në e-Albania, Lame: Me vulë elektronike dhe barkod

Çertifikata e re e pronësisë në e-Albania, Lame: Me vulë elektronike dhe barkod
















TE FUNDIT

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
16 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i ka përjashtuar planet për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke...

Lexo më shumë

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
16 Qershor, 2025

Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të hënën në Kananaskis të Kanadasë, me synim...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
16 Qershor, 2025

Në mbyllje të samitit të SEECP-së, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i është përgjigjur interesit të gazetarëve mbi deklaratën e...

Lexo më shumë

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
16 Qershor, 2025

Në maj të vitit 2017 emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e një vrasjeje në Vloçisht të Korçës, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com