Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtari Medi Bici konfirmohet në detyrë, kalon vettingun

2018/07/31 at 3:11 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqtari Medi Bici konfirmohet në detyrë, kalon vettingun

Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Gjykatës së Lartë Medi Bici. Vendimi në fjalë është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Bici ishte anëtari i Gjykatës së Lartë që iu nenshtrua vettingut, ndërsa ai kandidon edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Kujtojmë se seanca dëgjimore me gjyqtarin Bici u zhvillua dje, ndërsa trupa gjykuese kryesohej nga Xhensila Pine dhe anëtaret Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.

11 provat me të cilat u mbrojt dje Bici para KPK
Ndërkohë ILDKPKI raportonte se subjekti ka kryer fshehje pasurie dhe deklarim të rremë, lidhur me një shtëpi trekatëshe që zotëron në periferi të Tiranës. Për të rrëzuar gjetjet e këtij institucioni, kandidati për Këshillin e Lartë Gjyqësor, paraqiti dje 11 prova të reja.

“Shtëpinë e bleva për 13 mijë lekë në vitin 1986, pas 20 vitesh pune në Minierën e Valiasit”, tha gjykatësi. “Pas rënies së diktaturës”, – theksoi ai – “më lindi nevoja të ndërtoja një shtëpi të re, e më kursimet që kisha nga puna, bleva materialet”.
“Ndërtimi zgjati deri në 1996 e prej atëherë në shtëpi nuk është bërë asnjë ndërhyrje”, sqaroi gjykatësi.

Pas kësaj me shumë qetësi ai bëri një rezyme të karrierës së tij të gjatë. “Studimet i nisa me shumë vonesë. I përfundova në 1994 e menjëherë më pas u emërova gjykatës. Jam ndër gjykatësit më të vjetër në Shqipëri. Kam firmosur tre dënime me vdekje dhe të përjetshme. Asnjë prej vendimeve të mija nuk është cënuar. Në 2007 jam cilësuar edhe gjykatësi i vitit. Me shumë mund ngjita një e nga një shkallët e karrierës”, tha Bici. Ai nuk hezitoi të fliste dhe për jetën modeste që bën.

“Tre fëmijët e mi nuk arrita ti shkolloja jashtë, edhe pse ishin nxënës ekselentë e merrnin bursë nga Bashkia e Tiranës. Më ndihmoi vëllai, pasi unë dhe bashkëshortja, e cila me mbeti gjatë pa punë, ishim në pamundësi për t’u krijuar kushtet”, vijoi ai. Në përfundim, Medi Bici kërkoi konfirmimin në detyrë, ndërsa jashtë dyerve të sallës tha se është shpresëplotë se do të marrë drejtësi. / BW

Etiketa: medi biciveting

Ju sugjerojmë

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

20 Janar, 2026 3:40 pm
Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë
Kryesore

Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë

20 Janar, 2026 3:19 pm
Gjykata rikthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë,Alban Dokushi
Aktualitet

Gjykata rikthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë,Alban Dokushi

20 Janar, 2026 2:59 pm
Ministri i Drejtësisë urdhëron inspektime për noterët
Aktualitet

Ministri i Drejtësisë urdhëron inspektime për noterët

20 Janar, 2026 1:33 pm
Fermerët e Maliqit në protestë pas përmbytjeve të mëdha
Aktualitet

Fermerët e Maliqit në protestë pas përmbytjeve të mëdha

20 Janar, 2026 12:41 pm
Rama i përgjigjet Trumpit: Shqipëria gati të bëhet pjesë e Bordit të Paqes
Kryesore

Rama i përgjigjet Trumpit: Shqipëria gati të bëhet pjesë e Bordit të Paqes

20 Janar, 2026 11:36 am
Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi
Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi

20 Janar, 2026 10:57 am
Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë
Kronikë

Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

20 Janar, 2026 9:23 am
Sherr pas aksidentit me makinë, vritet 57-vjeçari
Kronikë

Sherr pas aksidentit me makinë, vritet 57-vjeçari

20 Janar, 2026 9:19 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 janar 2026

20 Janar, 2026 9:18 am
Para
Ja sa kushtojnë këpucët e preferuara të Meghan Markle, nuk e prisnim

Ja sa kushtojnë këpucët e preferuara të Meghan Markle, nuk e prisnim

Zyra e shërbimeve të integruara, së shpejti edhe në Shkodër

Zyra e shërbimeve të integruara, së shpejti edhe në Shkodër

WhatsApp na jep një kurë për postimet virale, kompanitë e tjera duhet të marrin mësim

WhatsApp na jep një kurë për postimet virale, kompanitë e tjera duhet të marrin mësim

TE FUNDIT

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
20 Janar, 2026

Gjykata e Lartë në Glasgow të Skocisë ka dënuar me 10 vjet burg 32 vjeçarin shqiptar Liridon Kastrati, pasi ky i...

Lexo më shumë

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
20 Janar, 2026

Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit...

Lexo më shumë

I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari

I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari
20 Janar, 2026

26-vjeçari Armando Marku, i shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar, është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës....

Lexo më shumë

Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë

Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë
20 Janar, 2026

Pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, deputeti Flamur Noka u shpreh se ai dhe pesë kolegët e tjerë janë përjashtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com