Politikanët dhe të zgjedhurit vendorë mesa duket nuk janë të vetmit që kanë ndryshuar emrat për të pasur një më të bukur apo për ti shpëtuar të shkuarës.
Një numër i madh gjyqtarësh kanë ndryshuar emrat, por si për të mos u mjaftuar me kaq kanë ndryshuar dhe moshën, kjo për të shtyrë pensionin.
Referuar formularëve të vetëdeklarimit, Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Ken Dhima deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka. Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar nga Prokuroria.
Megjithatë, ai i shpëtoi shkarkimit. Ndërkaq, Zeta Terpollari, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje, thotë se emri i saj i parë ka qenë Zenepe. Po ashtu, gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Zihni Spahiu, deklaron se emri i tij i parë ishte Zeni Spahiu. ‘Shqipatarja.com’ ka zbardhur disa nga këta gjyqtarë. Kështu edhe, Gjyqtari në Gjykatën Apelit Vlorë, Petrit Aliaj, ka ndryshuar gjithashtu gjeneralitetet, ku emri i tij i parë rezulton të jetë, Petrit Vejzadi.