Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtarët: Rama nuk po njeh pavarësinë e pushteteve

2016/06/09 at 5:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U rriten pagat gjyqtarëve të krimeve të rënda të Kosovës, po Shqipëria?

Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare i ka konsideruar fyese dhe denigruese deklaratat e kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.

Me anë të një deklarate, ata bëjnë me dije se fyerjet ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, z.Arjan Aliaj, vënë seriozisht në dyshim parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor nga ndërhyrjet politike apo të çdo forme tjetër.

Sipas tyre, gjyqtari Aliaj po fyhet dhe denigrohet për shkak të vendimeve të marra prej tij.

“Këto deklarata fyese dhe denigruese për gjithë trupën gjyqësore, në një moment kaq vendimtar për sistemin e drejtësisë, nuk kane aspak lidhje me aspiratën për një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm, me integritet moral dhe profesional, të aftë që të japë drejtësi dhe vendosë përballë ligjit këdo që e shkel atë”, shkruhet në deklaratë.

Këshilli Ekzekutiv bën me dije se parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duhet të jenë guri i themelit që udhëheq çdo organ gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, në një shtet demokratik.

DEKLARATA

Duke marrë shkas nga deklaratat fyese dhe sulmet e drejtpërdrejta të disa përfaqësuesve të ekzekutivit, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Z.Arjan Aliaj, për shkak të vendimeve të marra prej tij, në përmbushje të detyrës kushtetuese, Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare, shpreh edhe njëherë dhe ri-konfirmon qëndrimin e mbajtur edhe në raste të tjera analoge se, parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duhet të jenë guri i themelit që udhëheq çdo organ gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, në një shtet demokratik.

Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare vlerëson se, deklarata të tilla, me një gjuhë të papranueshme dhe te përsëritur, të realizuara nga përfaqësues të ekzekutivit, vënë seriozisht në dyshim parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor nga ndërhyrjet politike apo të çdo forme tjetër, të cilat pasjellin pasoja, jo vetëm në drejtim të ushtrimit të pavarur të veprimtarisë gjyqësore, cenimi i së cilës sjell përgjegjësi sipas ligjit, por edhe në drejtim të garantimit efektiv të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, si element esencial i shtetit të së drejtës dhe demokratik, proces i cili në mënyrë të pashmangshme kërkon si parakusht një gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe brenda standardeve të gjithëpranuara ndërkombëtare, në drejtim të etikës dhe profesionalizmit.

Këto deklarata fyese dhe denigruese për gjithë trupën gjyqësore, në një moment kaq vendimtar për sistemin e drejtësisë, nuk kane aspak lidhje me aspiratën për një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm, me integritet moral dhe profesional, të aftë që të japë drejtësi dhe vendosë përballë ligjit këdo që e shkel atë.

Ju sugjerojmë

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

14 Maj, 2025 2:51 pm
Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Para
Çështja “Çako”/ Presionet nga qeveria, përgjigjet kreu i Apelit

Çështja “Çako”/ Presionet nga qeveria, përgjigjet kreu i Apelit

Gates nis programin me pula për të ndihmuar të varfërit në Afrikë

Gates nis programin me pula për të ndihmuar të varfërit në Afrikë

Fjalët brilante të Muhamed Ali për ekzistencën e Allahut

Fjalët brilante të Muhamed Ali për ekzistencën e Allahut

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik...

Lexo më shumë

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
14 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë, që detyronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe...

Lexo më shumë

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
14 Maj, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi ditën e sotme një vizitë në...

Lexo më shumë

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili kandidoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com