Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqi për shpifje, Trump do t’i paguajë mbi 83 milionë dollarë shkrimtares E. Jean Carroll

2024/01/27 at 9:03 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyqi për shpifje, Trump do t’i paguajë mbi 83 milionë dollarë shkrimtares E. Jean Carroll

Një juri gjyqësore në Nju Jork vendosi që ish-Presidenti Donald Trump t’i paguajë 83.3 milionë Dollarë shkrimtares E. Jean Carroll, për komente diskretituese ndaj saj, gjatë kohës që ishte president, në vitin 2019.


Carroll paditi Trumpin për dëmtim reputacioni, duke e quajtur atë gënjeshtare, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dekada më parë. Rastin, zonja Carroll e publikoi në një libër me kujtime, në të cilin shkruante se në vitin 1996, zoti Trump e përdhunoi në një dyqan luksoz të qytetit të Nju Jorkut.

Trump i cili ishte i pranishëm në pjesën më të madhe të gjyqit, por jo për të dëgjuar vendimin, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se do ta apelojë atë. Në muajin Maj të vitit të kaluar një tjetër juri e shpalli zotin Trump fajtor për abuzim seksual dhe e urdhëroi atë të paguante 5 milionë Dollarë. Trump e ka apeluar vendimin.

E. Jean Carroll and her attorneys Shawn Crowley and Roberta Kaplan walk outside the Manhattan Federal Court, after the verdict in the second civil trial after she accused former U.S. President Donald Trump of raping her decades ago, in New York City, U.S., January 26, 2024. REUTERS/Brendan Mcdermid

Gjyqi i dytë për shpifje, lidhet me komentet e zotit Trump ndaj zonjës Carroll, kur ai ishte president dhe juria do të përcaktonte vetëm sa para do të duhej t’i paguante zoti Trump shkrimtares. Bëhet fjalë për dy deklarata që ai kishte bërë, si përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve, referuar pjesëve nga libri me kujtime i shkrimtares Carroll. Ish-presidenti vazhdon të këmbëngulë se akuzat ndaj tij janë të rreme.

Vendimi u dha të premten nga një juri prej 9 anëtarësh, shtatë burra dhe dy gra. Trump mori pjesë rregullisht në seancat e procesit të dytë gjyqësor. Por sot ai u largua papritur nga salla ndërsa avokatja e zonjës Carroll po mbante argumentet përfundimtare. Më pas ai u kthye për të dëgjuar argumentet mbyllëse të avokates së tij.

Trump nuk mori pjesë në gjyqin e parë ndaj tij. Më vonë ai shprehu keqardhje dhe këmbënguli të dëshmonte në gjyqin e dytë, por gjykatësi e kufizoi ish-presidentit, duke thënë se ai e kishte humbur rastin për të argumentuar se ishte i pafajshëm.

Të enjten, një ditë para vendimit të jurisë, Trump u ul vetëm për disa minuta në karrigen e dëshmitarit, kohë gjatë së cilës ai mohoi të kishte sulmuar zonjën Carroll, më pas u largua nga gjykata duke thënë: “kjo nuk është Amerika”.

Gjatë argumenteve përmbyllëse avokatja e zonjës Carroll, Roberta Kaplan, i kërkoi jurisë që ta ndëshkonte zotit Trump aq sa duhej, në mënyrë që siç tha ajo të ndalej një rrjedhë e vazhdueshme deklaratash publike, që kanë njollosur zonjën Carroll duke e etiketuar atë si gënjeshtare.

Ishte ky momenti që Trump doli nga salla e gjyqit. Po sot gjykatësi i çështjes paralajmëroi se do ta dërgonte në burg avokaten e zotit Trump, Alina Habba, për shkak se ajo vazhdonte të fliste edhe pse ai e kishte njoftuar se koha e saj kishte mbaruar. Avokatja Habba iu bind kërkesën së gjykatësit.

Vendimi i së premtes i jurisë vjen ndërsa Trump po shkon drejt fitores për të tretën herë radhazi në garat paraprake për president. Ai ka kërkuar t’i kthejë proceset ndaj tij në një avantazh, duke i cilësuar ato si dëshmi të një sistemi që po përdoret politikisht kundër tij.

Megjithëse nuk ka asnjë provë që Presidenti Joe Biden ose dikush në Shtëpinë e Bardhë të ketë ndikuar në ndonjë nga rastet ligjore kundër tij, linja e argumentimit të Trump, ka rezonuar me mbështetësit e tij më besnikë, të cilët i shohin proceset me skepticizëm./VOA

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Dy gjimnazistë vriten në një atentat në Chicago, dalin pamjet

Dy gjimnazistë vriten në një atentat në Chicago, dalin pamjet

Gjykata e Lezhës lehtëson masën e sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Tempulli 2”

Gjykata e Lezhës lehtëson masën e sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Tempulli 2”

I shpallur në kërkim për prodhim e shitje droge, policia arreston të riun në Allias

I shpallur në kërkim për prodhim e shitje droge, policia arreston të riun në Allias
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com