Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimi kërkon shkarkimin e avokatit të tij

2023/05/01 at 11:29 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimi kërkon shkarkimin e avokatit të tij

Zhvillime dramatike e të papritura raportohet të kenë ndodhur në Hagë.

Rexhep Selimi duket se ka kërkuar që të zëvendësohet avokati i tij kryesor, pikërisht në kohën kur ka nisur gjykimi ndaj tij dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së që po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Selimi ka kërkuar që David Young të mos e përfaqësojë më në Hagë, duke e ndërprerë kontratën me të.

Në vendimin e Speciales thuhet që kjo gjë është bërë me një “përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij” por pa dhënë detaje specifike.

Në vend të Youngut ai ka kërkuar që të ketë avokat Geoffrey Robertsin.

“Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullave1 dhe nenit 16(1) të Direktivës për avokatin, sekretari kërkon miratimin e Trupit Gjykues për ndërprerjen e parakohshme të shërbimeve të z. David Young (‘MrYoung’) si avokat i z. Rexhep Selimi. (‘Zoti Selimi’). Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes mori një letër nga z. Selimi ku kërkonte që z. Young të tërhiqej si avokat i emëruar nga ai, dhe që është caktuar si avokat zëvendësues Geoffrey Roberts. Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. Zyra e Mbrojtjes gjithashtu mori nga z. Selimi një formular të nënshkruar dhe datë kërkese për takim, si dhe një autorizim për z. Roberts. Në të njëjtën ditë, z. Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr si avokat i emëruar për z. Selimi bazuar në arsye të mira, dhe duke përshkruar arsyet për këtë”, thuhet në vendimin e Speciales.

Në anën tjetër, z. Roberts duket se e ka pranuar kërkesën e Rexhep Selimit dhe do ta përfaqësojë atë në procesin gjyqësor në Hagë.

Në fakt, Roberts kishte qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit prej nëntorit të vitit 2020 si avokat ndihmues.

“Z. Roberts konfirmoi në Zyrën e Mbrojtjes se atij i ishte drejtuar një kërkesë për të përfaqësuar z. Selimi dhe se ai do ta pranojë emërimin”, thuhej më poshtë.

Kujtojmë se Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka nisur më datë 4 prill të këtij viti. Ata po mbahen në paraburgim nga 5 nëntori i vitit 2020./Nacionale

Etiketa: avokathagerexhep selimiuck

Ju sugjerojmë

Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit me SHBA
Kryesore

Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit me SHBA

5 Dhjetor, 2025 3:28 pm
A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?
Bota

A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?

5 Dhjetor, 2025 3:22 pm
SHBA-të godasin një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Bota

SHBA-të godasin një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

5 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin sfidon Trump, premton furnizime të pandërprera me naftë për Indinë

5 Dhjetor, 2025 3:09 pm
Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin
Bota

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin

5 Dhjetor, 2025 1:54 pm
“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës
Kryesore

“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës

5 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

5 Dhjetor, 2025 11:58 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion”, Rama: Pyllëzim me dron

5 Dhjetor, 2025 11:52 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Shkodër

5 Dhjetor, 2025 11:31 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

5 Dhjetor, 2025 10:19 am
Para
Video/ Momenti kur tornadoja ngre në ajër makinën

Video/ Momenti kur tornadoja ngre në ajër makinën

Rama në Belsh: Liqeni ishte një grumbull plehrash, sot është kthyer destinacion turistik

Rama në Belsh: Liqeni ishte një grumbull plehrash, sot është kthyer destinacion turistik

Dyshohet se bashkëpunoi me një klient, pistë e re për vdekjen e Joy Ayoko

Dyshohet se bashkëpunoi me një klient, pistë e re për vdekjen e Joy Ayoko

TE FUNDIT

Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit me SHBA

Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit me SHBA
5 Dhjetor, 2025

Në margjinat e Ministerialit të OSBE në Vjenë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me...

Lexo më shumë

A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?

A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?
5 Dhjetor, 2025

Pyetja nëse Bosnja e Hercegovina po hyn në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Pekinit shtrohet pas prezantimit të...

Lexo më shumë

SHBA-të godasin një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA-të godasin një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
5 Dhjetor, 2025

Ushtria amerikane kreu një sulm të enjten ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësorin Lindor, duke vrarë katër persona në...

Lexo më shumë

Putin sfidon Trump, premton furnizime të pandërprera me naftë për Indinë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
5 Dhjetor, 2025

Moska është  gatshme t’i sigurojë Indisë, furnizime të pandërprera me naftë. Mesazhi i shefit i Kremlinit, Vladimir Putin në vizitën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com