Janë gati 110 dëshmitarë që pritet të japin deklarimet e tyre në procesin gjyqësor ndaj Mark Frrokut.
Ish deputeti po gjykohet në lidhje me akuzat për vrasje, pastrim parash, fshehje pasurie dhe ndërtim të paligjshëm.
Në seancën gjyqësore që u zhvillua këtë të martë, 12 dëshmitarë i kërkoi Prokuroria.
Pjesa tjetër është kërkuar nga avokati mbrojtës i Frrokut, Tonin Prendi, raporton panorama.
Mësohet se disa prej dëshmitarëve janë shtetas belg. Këta, sipas avokatit të Frrokut, kanë informacione mbi vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti në Belgjikë, për të cilin akuzohet Frroku.
Do të jetë edhe deputeti Tom Doshi, që do të pyetet për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me akuzën e ndërtimit të paligjshëm që rëndon ndaj Frrokut.