Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e afatit hetimor ndaj tre gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli.
Tre gjyqtarët po hetohen për korrupsion, pasi pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar nga burgu përjetë.
SPAK vendosi njëherë pushimin e çështjes në janar te 2020, me argumentin se s’ka vepër penale, por gjykata e ktheu dosjen për rihetim./ Opinion.al