Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykatësi federal pezullon përkohësisht programin e emgracionit për bashkëshortët e shtetasve amerikanë

2024/08/27 at 10:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykatësi federal pezullon përkohësisht programin e emgracionit për bashkëshortët e shtetasve amerikanë

Një gjykatës federal në Teksas pezulloi të hënën përkohësisht zbatimin e një politike të administratës së Presidentit Joe Biden, që do t’u jepte bashkëshortëve të shtetasve amerikanë status ligjor pa pasur nevojë që ata të largoheshin më parë nga vendi, duke sjellë të paktën një pengesë të përkohshme për njërin nga veprimet më të mëdha presidenciale për lehtësimin e rrugës drejt marrjes së shtetësisë amerikane në shumë vite.

Vendimi i lëshuar nga gjykatësi federal J. Campbell Barker vjen vetëm disa ditë pasi 16 shtete, të udhëhequra nga prokurorët e përgjithshëm republikanë, sfiduan programin nga i cili mund të përfitojnë rreth 500,000 emigrantë në vend, plus rreth 50,000 fëmijë të tyre.

Një nga shtetet që po udhëheq përpjekjet kundër këtij ligji është Teksasi, i cili në padi pretendonte se është detyruar të shpenzojë dhjetëra miliona dollarë në vit për sigurimet shëndetësore të pjesëtarëve të forcave të zbatimit të ligjit për shkak të emigrantëve pa dokumente që jetojnë në këtë shtet.

Shtetet e kontrolluara nga republikanët pretendojnë se masa do të shkaktonte dëm të pariparueshëm dhe akuzuan administratën për anashkalimin e Kongresit për “qëllime të hapura politike”.

Presidenti Joe Biden njoftoi programin në qershor. Urdhri i gjykatës, që do të jetë në fuqi për dy javë, por mund të zgjatet, vjen një javë pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare filloi të pranonte aplikimet.

Të martën, Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se qeveria do të vazhdojë të pranojë aplikimet dhe të mbrojë programin në gjykatë. Çdo aplikant, të cilit i është dhënë lirimi me kusht përpara urdhrit nuk do të ndikohet nga ky vendim, thuhet në njoftim të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare nuk iu përgjigj pyetjeve se sa aplikime janë pranuar, apo miratuar, si dhe se sa kohë duhet për shqyrtimin e rasteve në bazë të programit, të cilin qeveria e quan “Mbajtja e Familjeve së Bashku”.

“Programi u mundëson qytetarëve amerikanë dhe anëtarëve të familjeve të tyre të jetojnë në vend pa frikën e ndarjes, në përputhje me vlerat themelore amerikane”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Gregory Chen, drejtor për marrëdhëniet me qeverinë në Shoqatën Amerikane të Avokatëve të Emigracionit, tha se kishte dëgjuar nga avokatët e lidhur me këtë shoqatë se të paktën qindra njerëz kishin aplikuar që kur programi filloi më 19 gusht. Ai gjithashtu tha disa kërkesa ishin miratuar pas vetëm një dite.

Avokatët po nxitojnë të kuptojnë se çfarë ndikimi do të ketë vendimi për të pezulluar përkohësisht këtë program mbi klientët e tyre. Zoti Chen tha se platforma e organizatës për avokatët e interesuar në programin “Mbajtja e Familjeve së Bashku”, “u vërshua” pas vendimit të gjykatësit të hënën vonë me pyetje mbi pasojat, që ai mund të ketë për klientët e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm republikan i Teksasit, Ken Paxton, zyra e të cilit po ndihmon në udhëheqjen e padisë, përshëndeti vendimin e gjykatësit federal. “Ky është vetëm hapi i parë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Teksasin, vendin tonë dhe sundimin e ligjit”, tha ai përmes një deklarate.

Për programin “Mbajtja e Familjeve të Bashkuara” kualifikohen personat që kanë jetuar për 10 vjet në Shtetet e Bashkuara dhe janë të martuar me shtetas amerikanë, të paktën që nga 17 qershori i këtij viti, dita kur hyri në fuqi urdhri ekzekutiv i Presidentit Biden. Programi nuk vlen për personat që paraqesin kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe kanë një të kaluar kriminale.

Aplikantët gjithashtu duhej të dorëzonin një aplikim të gjatë dhe të paguanin një tarifë prej 580 dollarësh.

Nëse miratohet kërkesa e tyre, aplikantët kanë tre vjet kohë për të kërkuar qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara. Gjatë kësaj periudhe, ata mund të marrin një leje pune.

Përpara këtij programi, ishte e vështirë për njerëzit që ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të merrnin një leje të përhershme qëndrimi pasi martoheshin me një shtetas amerikan. Atyre mund t’u kërkohej kthimi në vendin e tyre, shpesh për shumë vite, dhe ata gjithmonë përballeshin me rrezikun e moslejimit të kthimit në Amerikë. /voa

Ju sugjerojmë

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
Aktualitet

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

12 Qershor, 2025 10:37 am
26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
Rajoni

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

12 Qershor, 2025 10:30 am
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

12 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind
Rajoni

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

12 Qershor, 2025 10:13 am
Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Rajoni

Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

12 Qershor, 2025 10:07 am
Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime
Bota

Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime

12 Qershor, 2025 10:05 am
Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë
Aktualitet

Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë

12 Qershor, 2025 9:52 am
Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim
Aktualitet

Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim

12 Qershor, 2025 9:47 am
Vrasja në Klos/ Policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait
Aktualitet

Vrasja në Klos/ Policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait

12 Qershor, 2025 9:41 am
12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve
Aktualitet

12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

12 Qershor, 2025 9:19 am
Para
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e mërkurë 28 gusht 2024 

Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 

Temperaturat pësojnë ulje! Si do jetë parashikimi i motit për sot  

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën! Bombardohen 4 rajone 

Rusia rrëzon 12 dronë ukrainas në dy rajone gjatë natës! Shkaktuan zjarr në një karburant 

TE FUNDIT

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
12 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Odesa të Ukrainës. Pas punimeve për samitin “Ukrainë–Europa Juglindore”, Spiropali mori pjesë në...

Lexo më shumë

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
12 Qershor, 2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar sot për 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
12 Qershor, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, ka rrëzuar padinë e bërë nga kryeministri, Edi Rama kundrejt ish-kryedemokratit, Lulzim Basha....

Lexo më shumë

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind
12 Qershor, 2025

Një shqiptar në Greqi është bërë hero pasi u hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijë që rrezikonin mbytjen....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com