Gjykata e Lartë e SHBA ka mbështetur vendimin e Donald Trump për udhëtimet, duke pasur në shënjestër njerëzit nga disa vende me shumicë myslimane.
Gjykatat më të ulëta e kishin konsideruar ndalimin jokushtetues, por Gjykata e Lartë amerikane e ka kthyer këtë vendim me një vendim 5-4 të shpallur të martën.
Vendimi ndalon shumicën e njerëzve nga Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni që të hyjnë në SHBA. Vendimi është kritikuar nga grupet e refugjatëve dhe të drejtave të njeriut.
Administrata thotë se vendet në ndalim “mbeten të mangët në këtë kohë në lidhje me aftësitë, protokollet dhe praktikat e menaxhimit të identitetit dhe shkëmbimit të informacionit.
Në disa raste, këto vende gjithashtu kanë një prani të konsiderueshme terroriste brenda territorit të tyre”,- shprehet administrata.