Gjykata ka rrëzuar kërkesën e drejtorit të policisë Haki Cako për të mbyllur hetimet për pajisjen përgjuese IMSI Catcher. Vendimi është marrë këtë të enjte nga gjyqtari Astrit Faqolli. Ai vendosi të pushojë padinë e drejtorit Çako. Kësisoj gjykata i jep të drejtë organit të akuzës të vazhdojë hetimet edhe për 3 muaj të tjerë.
Më 21 mars kreu i policisë së shtetit depozitoi në gjykatë kërkesë penale ku si objekt ishte “Ankim per zgjatjen e afateve te hetimeve”.
Prej Tetor 2016 prokuroria e Tiranës nisi një hetim në lidhje me përdorimin për përgjime të jashtëligjshme të pajisjes “IMSI CATCHER” pajisje e cila ndodhej në Shqipëri me mision italian Interforca për arsye mësimore. Dyshohet se me këtë pajisje janë përgjuar edhe politikanë, biznesmenë, gazetar, etj.