Dy javë pasi pranoi kërkesën e ish-deputetit Mark Frroku për gjykim të shkurtuar, Gjykata e Tiranës vendosi seancën e kësaj të marte të rikthejë gjykimin normal për të.
Shkak për këtë është bërë kërkesa e avokatit Tonin Prendi për pavlefshmërinë e disa akteve, që janë pjesë e dosjes hetimore. Togat e zeza argumetuan se kërkesa është e pabazuar në ligj, pasi i pandehuri ra dakord që të gjykohet në gjendjen ku ndodhen aktet.
E ndodhur në këto kushte Gjykata revokoi vendimin e 15 ditëve më parë, duke rrëzuar gjykimin e shkurtuar për ish-deputetin.
Mark Frroku pretendon se pjesa më e madhe e provave të ardhura nga Belgjika për vrasjen e Aleksandër Kurtit nuk kanë asnjë vlerë. Ndërkohë që ish-deputeti akuzohet për fshehje të pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm./Klan