Gjykata e Shkodrës ka lënë në arrest me burg 45vjeçarin, Nadir
Shiroku, akuzuar si personi që përgatiste minat me telekomandë, të
cilat u sekuestruan gjatë operacionit të policisë të koduar ‘Porosia’.
Nadir Shiroku akuzohet për trafik të armëve dhe municioneve,
prodhim dhe armëmbajtje pa leje.
Ai rezulton të ketë qenë i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite
burg për vjedhje me armë dhe armbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin
2013 ka qenë dënuar me 8 muaj burg për përkrahje e autorit të
krimit.