Ka dalë para gjykatës Penale të Tiranës, Indrit Aliu, 39-vjeçari i arrestuar pas denoncimit të një biznesmeni se e kishte mashtruar.
Para gjyqtares ai nuk ka pranuar të japë shpjegime, ndërkohë avokatja ka mohuar akuzën e mashtrimit të ngritur nga prokuroria. Ndërkaq togat e zeza kanë vendosur që të lenë në burg 39-vjeçarin.
Nga hetimet, ka rezultuar se shumat e parave që 39-vjeçari u kërkonte personave të ndryshëm varionin deri në 35 mijë euro. Zyrtarisht për të ka vetëm një kallëzim, por po hetohen disa raste, të personave që merren me aktivitet biznesi në miniera dhe në ndërtim.
Për të mashtruar këta persona ai përdorte emra dhe fotografi të personave të ndryshëm që punonin në institucione shtetërore.