Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për t’i shfuqizuar masën e “arerstit në burg”. Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej më shumë se një viti pasi u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të GJKKO-së pas kërkesës së SPAK.
Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.
Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.
Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmori më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.
Përveç hetimit për abuzimit me fondet e SASPAC, Ilir Beqaj është ën akuzë për shpërdorim detyrë për kontratën koncesionare për instrumentet kirurgjikale.
















