Betejë të fituar e ka cilësuar deputetja e PD, Jorida Tabaku rrëzimin e tatimit prej 15% për profesionet e lira nga Gjykata Kushtetuese.
Në një deklaratë për mediat, Tabaku thotë se nuk kishte bazë ligjore për të tatuar atë kategori të profesionistëve të lirë.
Deputetja falënderoi të gjithë profesionet e lira dhe ata që besuan tek grupi parlamentar ri PD.
“Pas paraqitjes së argumenteve dhe fakteve ne fituam sot një betejë për të gjithë këto profesione të lira. Në fituam një betejë sepse Gjykata Kushtetuese sot doli me vendim që tatimi mbi profesionet e lira është antikushtetues, që i diskriminonte profesionet e lira. Për këtë arsye nuk ka asnjë bazë ligjore që ky tatim të trajtohet ndryshe nga profesionet e lira. Kjo është një betejë e fituar e grupit parlamentar të PD, e profesionistëve të lirë, por më tepër është një betejë e fituar për qytetarët shqiptarë, për shtresën e mesme, për ata që punojnë me mundim dhe në mënyrë të padrejtë ishin duke u taksuar më shumë se cdo biznes tjetër”, tha Tabaku.