Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata Kushtetuese mund të rikthente mandatet e opozitës? Flet Bylykbashi

2019/05/28 at 10:02 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bylykbashi:Rama nuk do vetting për politikanët,i duhen kriminelët për vota

Pak muaj më parë opozita vendosi që në shenjë proteste ndaj qeverisë “Rama” të digjte mandatet e deputetit, gjë e cila ka sjellë një ngërç në politikën shqiptare.


Por, vendimi i opozitës për djegien e mandateve mund të mos rezultonte efikas nëse do të ekzistonte Gjykata Kushtetuese, e cila mund të rikthente këtë vendim.

Në lidhje për këtë hipotezë ka folur ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili pranoi se në bazë të Kushtetutës mund të ndodhte diçka e tillë.

Bylykbashi u shpreh se, dhe nëse Gjykata e Kushtetuese nuk do të njihte vendimin e opozitës, përsëri PD do të bojkotonte Kuvendin, vendim i cili rrjedhimisht do të digjte mandatet e deputetëve pas 6 muajsh, sipas kuadrit ligjor.

 “Kemi marrë një vendim politik dhe i jemi bindur të gjithë ne deputetët. Ne dorëzuam mandatet, nuk na lidhi njeri dorën. Kjo është vendimmarrja jonë. Ju po thoni që Gjykata Kushtetuese do të kthejë djegien e mandateve në bojkot. Pra kjo nuk e ndryshon faktin që ne kemi marrë vendimin në atë parlament nuk shkojmë. Vendimi është politik. Edhe sikur mos të kishte qenë ai vendim, por të kishte qenë vendim bojkoti ne nuk do kishim qenë në parlament sot dhe diskutimi ishte që pas gjashtë muajsh do ishin djegur mandatet, dhe në fund të Korrikut do kishim djegur mandatet. Ne sot nuk kemi garancinë që rotacioni politik të ndodhë me zgjedhje demokratike të lira dhe të ndershme. Ç’thotë Kushtetuta në nenin 164 që kërkon një procedurë të caktuar që duhet ta ndjekë parlamenti dhe KQZ, të cilat nuk e kanë ndjekur dhe ngihet hipoteza se çdo të vendoste Gjykata Kushtetuese.

E para ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe pse jemi sot në këtë krizë? Sepse nuk kemi Gjykatë Kushtetuese sepse kafshon qeni bishtin në këtë histori. Është një hipotezë që është kushtetuese, por sterile. Sterile politikisht sepse kriza nuk është këtu. Kriza është thelbësisht politike në raport me legjitimitetin e parlamentit që vjen nga një votë e blerë, e dhunuar, e provuar tashmë dhe për këtë arsye ç’diferencë do kishte bojkoti dhe djegia e mandateve. Teknikisht është një zgjidhje kushtetuese juridike që në vetvete mbetet sterile kur nuk janë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është sterile, duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese. E dyta është një tezë që ka një platformë të veten kushtetuese dhe ligjore, por që vlen zero në kuadrin politik. Ajo nuk i jep zgjidhje problemit themelor. Nuk garanton zgjedhje, nuk garanton garancitë për zgjedhjet e për rrjedhojë do ishte një ushtrim në letër për të provuar një tezë juridike boshe”, tha Bylykbashi./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Para
“Zonja e parë e fshehtë”, e dashura e Putin lindi dy binjakë

“Zonja e parë e fshehtë”, e dashura e Putin lindi dy binjakë

Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët

Thirrje fetare në stadium, Nano: E shëmtuar, tifozët grup talebanësh

Raporti i Holandës: Shqipëria, zhgënjim për dënimin e zyrtarëve të lartë

Raporti i Holandës: Shqipëria, zhgënjim për dënimin e zyrtarëve të lartë
















TE FUNDIT

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

Horoskopi, 12 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe...

Lexo më shumë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com