Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

2025/07/30 at 9:28 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendimi përfundimtar për këtë çështje.

Në vendimin e publikuar më 30 korrik, lidhur me padinë e ngritur nga Proex kundër ZRRE-së, Gjykata Komerciale po ashtu vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE-ja më 12 mars, përmes së cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë, duke e cilësuar si të kundërligjshëm.

“Të gjithë konsumatorët që sipas njoftimit të paditurës [ZRRE-së] do të dalin ne treg të lirë për t’u furnizuar me energji elektrike, janë njoftuar për një ndryshim me rëndësi kaq të lartë vetëm 2 muaj e gjysmë paraprakisht.

E paditura, përveç faktit që ka dështuar qe këtë çështje ta rregullojë përmes aktitadministrativ, duke ju ofruar palëve arsyetimin, bazën ligjore, këshillën juridike si dhe çështjet e tjera me rendësi për një tranzicion të tillë, ka dështuar që fillimisht të ju ofroj konsumatorëve informata të nevojshme dhe jetike për këtë proces”, u tha në vendimin e Gjykatës.

Gjykata Komerciale tha se vendimi i ZRRE-së për të nxjerrë të gjithë konsumatorët në treg të lirë, të “bazuar në një interpretim të gabuar” të dispozitave ligjore, përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi sipas gjykatës ZRRE-ja i ka trajtuar në mënyrë të padrejtë konsumatorët, që sipas ligjit, plotësojnë të paktën një nga kriteret e kërkuara për dalje në treg të lirë.

“Rrjedhimisht, vendimi dhe njoftimi i të paditurës janë të kundërligjshme, si për nga përmbajtja ligjore ashtu edhe për nga forma procedurale, duke u bazuar në interpretim të pasaktë të dispozitave dhe zbatim të gabuar të normave në dëm të konsumatorëve”, tha Gjykata Komerciale, e cila po ashtu ka anuluar pikën 4 të vendimit të ZRRE-së, me të cilin, konsumatorët fundorë kanë të drejtë të furnizohen me energji elektrike në tregun konkurrues.

Vendimi i Komerciales vjen disa orë pasi Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoi se nga 31 korriku do të nisë shkyçjen nga rrjeti i të gjitha bizneseve që nuk kanë një kontratë me ndonjë furnizues të licencuar për rrymë dhe që deri më tani janë furnizuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila po vepron si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF).

Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale, duke e vlerësuar si vendim të rëndësishëm dhe që konfirmon shqetësimet e ngritura nga komuniteti i biznesit dhe nga kjo odë “lidhur me mënyrën e njëanshme dhe jo transparente të zbatimit të këtij procesi”.

“Në mungesë të një njoftimi të vlefshëm dhe në mungesë të një baze ligjore për zbatim, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRRE që të anulojë vendimin e datës 05.04.2024, i cili nuk mund të prodhojë më efekte juridike.

ZRRE është e detyruar të zbatojë aktgjykimet përfundimtare të gjykatës, dhe moszbatimi i tyre përbën shkelje të rëndë të rendit juridik që sjellë përgjegjësi penale”, u tha në reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës./REL

Ju sugjerojmë

Vdekja e dyshimtë 27-vjeçarit në Kosovë, lirohen nga qelia pesë policët e dyshuar
Rajoni

Vdekja e dyshimtë 27-vjeçarit në Kosovë, lirohen nga qelia pesë policët e dyshuar

31 Korrik, 2025 6:19 pm
Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030
Aktualitet

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

31 Korrik, 2025 5:52 pm
Pas Francës dhe Britanisë, Portugalia gati të njohë shtetin palestinez
Bota

Pas Francës dhe Britanisë, Portugalia gati të njohë shtetin palestinez

31 Korrik, 2025 5:50 pm
U godit nga rënia e shkëmbinjve në Pakistan, humb jetën kampionia olimpike
Bota

U godit nga rënia e shkëmbinjve në Pakistan, humb jetën kampionia olimpike

31 Korrik, 2025 5:38 pm
Suedia i bën thirrje BE që të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin
Bota

Suedia i bën thirrje BE që të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

31 Korrik, 2025 5:29 pm
Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë
Life Style

Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

31 Korrik, 2025 5:12 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump: Mënyra më e shpejtë për fundin krizës në Gaza është dorëzimi i Hamasit

31 Korrik, 2025 5:06 pm
U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza
Bota

U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza

31 Korrik, 2025 4:59 pm
Moti i keq në Kinë, humbin jetën 60 persona
Bota

Moti i keq në Kinë, humbin jetën 60 persona

31 Korrik, 2025 4:51 pm
Pse konsumojmë më shumë në verë dhe si të ruajmë ekuilibrin?
Life Style

Pse konsumojmë më shumë në verë dhe si të ruajmë ekuilibrin?

31 Korrik, 2025 4:48 pm
Para
Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

TE FUNDIT

Vdekja e dyshimtë 27-vjeçarit në Kosovë, lirohen nga qelia pesë policët e dyshuar

Vdekja e dyshimtë 27-vjeçarit në Kosovë, lirohen nga qelia pesë policët e dyshuar
31 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030
31 Korrik, 2025

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja...

Lexo më shumë

Pas Francës dhe Britanisë, Portugalia gati të njohë shtetin palestinez

Pas Francës dhe Britanisë, Portugalia gati të njohë shtetin palestinez
31 Korrik, 2025

Edhe Portugalia po planifikon të njohë Shtetin e Palestinës. Kjo deklaratë vjen pas vendimit të Francës, Kanadasë dhe Britanisë së...

Lexo më shumë

U godit nga rënia e shkëmbinjve në Pakistan, humb jetën kampionia olimpike

U godit nga rënia e shkëmbinjve në Pakistan, humb jetën kampionia olimpike
31 Korrik, 2025

Kampionia e dyfishtë olimpike gjermane në biatlon, Laura Dahlmeier, ka humbur jetën në një aksident tragjik gjatë një ngjitjeje malore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com