Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot dënimin për ish-prokurorin e Krujës, Haxhi Giu.
Ai është dënuar me 2 vite dhe katër muaj burg, për akuzën e korrupsionit pasiv.
Giu i është nënshtruar gjykimit të shkurtuar dhe në fund të procesit perfitoi uljen me një të tretën të dënimit.
Haxhi Giu u arrestua në 2 Dhjetor të vitit 2015. Sipas prokurorisë 53-vjecari në këmbim të 29 mijë eurove kishtë marrë përsipër ndryshimin e akuzës për Paulin Shporin, i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike.