Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka dalë sot në seancë gjyqësore pasi ishte ndaluar nga policia.
Ai u arrestua pasi ishte duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur sipas njoftimit të policisë.
Gjykata mori në shqyrtim kërkesën e prokurores Elsa Kareci, e cila kërkoi masën e ‘detyrimit me paraqitje’ për këngëtarin.
Prokuroria ka kërkuar që gjykata të vendosë detyrim paraqitje për këngëtarin i cili është arrestuar të hënën, rreth orës 00.15, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.
Ne fund te seancës se sotme, Gjykata caktoi për të masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. /Opinion.al