Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata gjermane i njeh mbiemrin e burrit, Gjendja Civile shqiptare ia heq

2023/04/10 at 9:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata gjermane i njeh mbiemrin e burrit, Gjendja Civile shqiptare ia heq

“Stop” ishte me qytetaren Albana Frankenhauser, e cila tregon, se ka qenë e martuar me një shtetas gjerman dhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin gjerman, pasi jeton në këtë shtet.

Pasi ka bërë njohjen e divorcit në Shqipëri, i kanë kthyer mbiemrin e vajzërisë me pretendimin, se nuk është shprehur Gjykata e Gjermanisë.

“Pasi kam 23 vite që jetoj në Gjermani, kur bëra ndarjen, gjykata nuk e fliste vendimin e mbiemrit sepse ishte ligji i familjes. Kur kam sjellë vendimin e ndarjes në Shqipëri është njohur gjyqi i ndarjes dhe zonja e lagjes në njësinë numër 7  ka shfuqizuar mbiemrin, ka vënë mbiemrin e vajzërisë pa ditur unë se çfarë po ndodh”, tha Albana.

Pas shumë peripecive, Albana e ka çuar çështjen në gjykatë dhe në Tetor 2022 çështja është pushuar, pas komunikimit se ajo do të kalojë në sistem me mbiemrin e huaj.

“Në të njëjtën ditë që do të vinte Gjendja Civile dhe Kryeministria në gjyqin tim, që nuk erdhën, më raportojnë nga gjendja Civile dhe ishte vendosur ndryshimi i mbiemrit në sistem dhe nga e enjtja që ishte gjyqi në të premte u pajisa me pasaportën me mbiemrin e rregullt në shtetin gjerman. Gjendja Civile ka bërë revokim për tërheqje dhe e ka nxjerrë pasaportën jo të rregullt”, u shpreh denoncuesja.

Por në Prill 2023, Albanës i është bllokuar pasaporta, pasi në sistem Gjendja Civile e ka kthyer sërish me mbiemrin e vajzërisë Lila. Sot zonja është bllokuar në Shqipëri.

“Çfarë duhet të bëj unë tani me 3 fëmijët e mi, 2 janë vetëm në Gjermani njëri është 14 vjeç tjetri 18 vjeç. Kam ardhur për 3 ditë për të zgjidhur çështjen me avokatin dhe nuk kam pasaportë të rikthehem. Jam bllokuar zyrtarisht në Shqipëri”, tha Albana.

Më tej ajo shtoi, “Do më personalizonin sikur kam sjellë pasaportë false. Nëna e fëmijëve të mi, çuditërisht me atë mbiemër nuk jam, as në shkolla, nuk kam të drejtë firme, nuk kam të drejtë pune, nuk kam të drejtë të aplikoj në asnjë lloj asistence sociale. As tek doktori nuk mund të personalizohem dot sepse kartën e doktorit jam shtetase shqiptare, paraqes vizën e shtetit gjerman dhe paraqes dhe pasaporta është mjeti i identifikimit tim. Penalizohem për shumë çështje të tjera dhe nuk rivazhdoj dot asnjë gjë”.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile është shprehur për “Stop”, se sipas Kodit të Familjes në Republikën e Shqipërisë, zonja duhet të mbajë mbiemrin e vajzërisë pas divorcit.

Ekspertja e të drejtës ndërkombëtare Evelina Çela, kundërshton veprimet e bëra nga drejtoria e Gjendjes Civile, që sipas saj cenojnë të drejtat e njeriut.

Përsa kohë që në vendimin e Gjykatës gjermane nuk është përcaktuar, që zonja do të marrë mbiemrin e vajzërisë, nuk mund të bëhen këto ndryshime nga institucionet e vendit tonë.

“Në kushtet kur jemi kandidatë të BE-së, synojmë të përmirësojmë legjislacionin, nuk mundemi të shprehemi mbi vendimin e një gjykate, ose për një prej pikave të vendimit të gjykatës. Kur nuk është një gjë e tillë e shkruar qartazi nuk mund të marrim vendime që kundërshtojnë vendimin e gjykatës, aq më tepër të fillojmë një sërë procedurash për ndryshimin e mbiemrit. Vetëm në rastin kur e ka përcaktuar gjykata. Që do të thotë, në gjykatën e shtetit gjerman nuk është kërkuar nga personi në fjalë një kërkesë e tillë për ndryshim mbiemri. Kjo do të thotë që mbetet në vazhdimësi mbajtja e atij mbiemri. Ai person duhet të vazhdojë të ketë atë mbiemër sepse në rast të kundërt do të ishte përcaktuar aty, të hiqej mbiemri, të merret mbrapsht mbiemri i vajzërisë. Kjo gjë duhet rishikuar sepse mund të përbëjë shkelje dhe vazhdimësinë e procedurave të tjera sa i përket të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Është një e drejtë e mohuar të themi”, tha Çela./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
Bota

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

15 Korrik, 2025 5:59 pm
Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit
Rajoni

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit

15 Korrik, 2025 5:36 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15 Korrik, 2025 5:16 pm
IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
Aktualitet

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

15 Korrik, 2025 4:59 pm
Para
Në fermën e blegtorit që i vodhi noterja NIPT-in, Metushi: Më ka prishur imazhin…

Në fermën e blegtorit që i vodhi noterja NIPT-in, Metushi: Më ka prishur imazhin…

8 pistoleta në furgon, kush është drejtuesi i automjetit

Tetë pistoleta në Portin e Durrësit, policia kontrolle në një magazinë në Allias

Dumani: Në rritje rastet e pastrimit të parave, SPAK vëmendje të veçantë ndaj…

Altin Dumani 'rrëfehet' për 'La Repubblica': Shqipëria nuk ka mafie si Italia

TE FUNDIT

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
15 Korrik, 2025

Në njërën prej deklaratave më provokative prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
15 Korrik, 2025

Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në...

Lexo më shumë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
15 Korrik, 2025

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektoi nga afër një nga sportelet e dedikuara për asistencë...

Lexo më shumë

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
15 Korrik, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se vende si Brazili, Kina dhe India mund të përballen me sanksione...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com