Gjykata e Tiranës ka vendosur t’i hapë rrugë ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.
Goxhaj, u arrestua në vendin tonë gjatë muajve të Verës, ndërsa pas këtij vendimi pritet të ekstradohet në Gjykatën e Hagës.
Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre.
Avokatët e Dritan Goxhaj e kanë konsideruar si politik arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK, ndërsa mbështetës të tij kanë protestuar vazhdimisht me parrulla duke kundërshtuar ekstradimin e tij.