Gjykata e Tiranës ka njohur ligjërisht mandatin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vendimi u shpall nga gjyqtari Dritan Caka pas kërkesës së kryebashkiakut të kryeqytetit.
Gjykata e Tiranës ditën e sotme është shprehur me vendim për njohjen e mandatit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u zgjodh më 30 qershor për një mandatë të dytë nën siglën e Partisë Socialiste në Aleancën për Shqipërinë Europiane.
Pas betimit në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Veliaj do të nisë zyrtarisht rrugëtimin si kryebashkiak për katër vitet e a ardhshme.
Brenda kësaj jave pritet që, gjykata t’i hapë rrugë konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak. /Opinion.al